fitoni buzëqeshjen tuaj me proteza dentare të personalizuara

Në Klinikën Dentare Inna, Protezat tona Dentare janë krijuar për të rikthyer funksionin dhe estetikën në buzëqeshjen tuaj. Pavarësisht nëse keni nevojë për zëvendësime të plota ose të pjesshme, protezat tona të cilësisë së lartë janë bërë me porosi për t’u përshtatur rehat dhe për t’u dukur natyrale, duke ju ndihmuar të shijoni edhe një herë një buzëqeshje të sigurt.

Dentures ose ndryshe si jemi mësuar ti dëgjojmë në jetën e përditshme : Protezat dentare

Protezat janë pajisje të lëvizshme që mund të zëvendësojnë dhëmbët që mungojnë dhe të ndihmojnë në rivendosjen e buzëqeshjes tuaj. Nëse i keni humbur të gjithë dhëmbët tuaj natyralë, qoftë nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, prishja e dhëmbëve apo lëndimet, zëvendësimi i dhëmbëve që mungojnë mund të zëvendësohet nga protezat e llojeve të ndryshme dhe nga ky aplikim mund të themi që do të përfitojnë prej tyre pamja dhe shëndeti juaj oral.

Humbja e dhëmbëve mund të shkaktohet nga disa arsye, por më së shpeshti nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe prishja e dhëmbëve. Mund të ketë edhe arsye të tjera që lidhen me dëmtimet.

Dhëmbët e pjesshëm ose ndryshe protezat e pjesshme janë për njerëzit që u mungojnë vetëm disa nga dhëmbët. Dhëmbë të plotë përfshijnë të gjithë dhëmbët e humbur dhe përdoren kur nuk të kanë mbetur fare dhëmbë. Ju mund të mendoni se marrja e dhëmbëve është thjesht një gjë estetike, por në të vërtetë, të mos kesh dhëmbë fare mund të shkaktojë probleme për strukturën e fytyrës dhe aftësinë tuaj për të përtypur dhe kafshuar. Është e rëndësishme të merret parasysh ndikimi negativ në psikologjinë tuaj nëse nuk do të kishit asnjë dhëmb ne kavitetin tuaj oral. Vetëvlerësimi juaj do të ndikohej nga kjo pamje pa dhëmbë.

Në këtë moment hyjnë ne skenë Protezat, të cilat bëjnë të mundur përmirësimin e buzëqeshjes suaj dhe janë rezistente për një kohë të gjatë.

Cilat janë parametrat për proteza efikase?

Përpara se të shpjegojmë më shumë rreth protezave dhe llojeve të tyre duhet të keni parasysh që kryesorja për tëpasur një shëndet oral mëse te mire duhet që protezat të kenë këto cilësi kryesore:

 

Protezat duhet të kenë këto parametra:

 

  • Funksionale: pacienti duhet të ketë një përtypje të mirë dhe funksione artikulare të rregullta (hapje, mbyllja, lateralitet majtas-djathtas, protruzion-retruzion dhe fonetikë korrekte).
  • Resistenca: proteza duhet ti rezistojë forcave pertypëse dhe te jetë resistente ndaj likideve të gojës.
  • Jo alergjike: duhet te jetë e përgatitur me materiale që nuk dëmtojnë kavitetin oral.
  • Estetike: dhëmbet artificialë duhet te jenë sa më të ngjashëm me dhëmbët natyralë te pazienti ne mënyre për të mos alteruar profilin.

Procedura e krijimit të protezave

  • Në momentin kur ju nuk ndiheni rehat me dhëmbët tuaj dhe vendosni të vini për një konsulte në ambientet e klinikës tonë, si fillim mjekët pas kontrollit të bërë ju këshillojne nëse keni nevojë për proteza apo jo, dhe nëse po, për cilin lloj keni nevojë.
  • Një model i saktë me të gjitha udhëzimet dhe detajet e nevojshme do të paraqitet tek ju nga mjekët tanë specialist.
  • Konturet e gojës suaj do të merret dhe do të formohet paraprakish një shembull,preventim se si do të dali kjo protezë e dëshiruar.
  • Në mënyrë që dentisti të mund të modelojë dhëmbin tuaj për t’ju përputhur saktësisht ndoshta do të duhen dhe 1 ose 2 prova në total përpara se të merrni protezat perfundimtare.
  • Kjo do të sigurojë jo vetëm që proteza te jetë e rehatshme, por ajo do të duket saktësisht si dhëmbët tuaj natyral.

 

Shpesh njerëzit nuk mund ta dallojnë nëse keni ose jo një protezë.

 

Protezat e lëvizshme

Me termin “protezë e lëvizshme” nënkuptojmë të gjitha protezat që mund të zëvendësojnë të gjithë nofullën ose një pjesë të saj. Quhen të lëvizshme pasi mund të hiqen dhe të lahen me lehtësi nga pacienti. Protezat e lëvizshme ndahen në:

 

  1. Proteza totale: Proteza totale vendoset atëhere kur pacienti nuk ka asnjë dhëmb në kavitetin oral. Ajo është e përbërë nga një strukturë mbajtëse me rezinë akrilike dhe dhëmbë rezine, e cila mbahet tek nofulla e pazienti. Kjo protezë respekton profilin dhe funksionet përtypëse të pacientit. Quhet totale e lëvizshme pasi mund të hiqet nga pacienti dhe të lahet në cdo moment të ditës. Për të vendosur këtë lloj proteze pacienti duhet të ketë një sasi kocke në mënyrë që ajo të qëndroj në mënyrë natyrale.
  2. Proteza parciale: proteza parciale ankorohet tek dhëmbët e mbetur me kroshe teli. Ajo është e përbërë nga një strukturë rezine akrilike dhe dhëmbë rezine.
  3. Proteza e skeletuar: është një protezë parciale me një strukturë mbajtëse metalike.
  4. Proteza e skeletuar me attachment: është një protezë mikse e cila përbëhet nga elementv shtylle sic janë dhëmbët të cilët vendosen në këllëf, një protez e skeletuar me kroshe metalike, të cilat e bëjnë këtë lloj proteze të jetë stabël por edhe që pacienti të ketë mundësi ta heqi dhe ta vendosi vet në cdo moment të ditës.
  5. Vide e derdhur: është një lloj vide metalike e cila përgatitet në laborator dhe vendoset tek rrënja e dhëmbëve. Kjo vidë i jep dhëmbit më shumë stabilitet në rastin kur dhëmbi përbëhet vetëm nga rrënja.

Tabela e Përmbajtjes