Transformoni buzëqeshjen tuaj me Resin Composite Veneers në klinikën Dentare Inna. Këto faseta të bëra me porosi janë krijuar për të mbuluar papërsosmëritë, për të përmirësuar pamjen e dhëmbëve tuaj dhe për të krijuar një buzëqeshje natyrale dhe të bukur. E përkryer për trajtimin e çipave, çngjyrosjes ose boshllëqeve, kjo procedurë minimalisht invazive ofron rezultate të menjëhershme, mahnitëse.
Fasetat e kompozitit mund të aplikohen te:
Rastet e dhëmbëve të ndarë (diestema) me qëllim të mbylljes së zbraztësive. Me aplikimin e fasetës këto zbraztësi mund të kthehen në një dukje estetike.
Dhëmbët e vjetëruar, që kanë humbur dukjen estetike, apo që janë thyer e që kanë humbur formën, me qëllim të kthimit të pamjes së bukur.
Dhëmbët e zverdhur që nuk zbardhen as pas zbardhimit
Dhëmbët e përparmë që kanë mbushje apo prishje
Dhëmbët e shtrembër, forma e të cilëve mund të përmirësohet pa intervenim ortodontik
Rastet që dëshirojnë të kalojnë nga niveli i buzëqeshjes negative në atë pozitive
Të gjithë personat që nuk janë të kënaqur me formën e dhëmbëve dhe dëshirojnë një pamje të re të fytyrës së tyre.
Materiali që përdoret për fasetat e kompozitit nëse është cilësor atëherë i ka karakteristikat e ngjashme me strukturën e dhëmbit. Sa e ndërrojnë ngjyrën dhëmbët normal po aq e ndërrojnë edhe fasetat. Fasetat e kompozitit kanë jetëgjatësi nëse ekziston kujdesi për higjienën orale. Mirëpo, ushqimet e forta dhe me lëvozhga nuk duhet të hahen, e as objektet e forta nuk duhet kafshuar apo këputur me dhëmbë. Në qoftë se nuk keni shprehi negative të ngrënies së thonjve apo kafshimit të lapsëve atëherë fasetat e kompozitit janë të qëndrueshme